Krasniqi: Bujqësia është sektor strategjik për Kosovën

Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ ka bërë sot prezantimin e Raportit të Gjelbër për vitin 2014.

Lajme

03/09/2015 13:16

Ky raport thekson se bujqësia është një ndër sektorët kryesor për zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo për arsye se rreth 90 përqind e popullsisë posedon tokë kultivuese, ndërsa 35 përqind e popullsisë është e angazhuar në fushën e bujqësisë.

Me ndryshimet në politikat e Qeverisë dhe të Ministrisë, është arritur që prodhimtaria në sektorin e bujqësisë të rritet për 26 përqind.

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, me këtë rast tha se ky raport dëshmon se ministria në të cilën ai vepron, ka qasje profesionale në hartimin e politikave programore. Sipas tij, bujqësia është sektor strategjik për Kosovën, i cili ka potenciale më të mëdha për zhvillimin e vendit.

“Politikat programore zakonisht nuk janë shumë efikase por ka pasur stati stika cilësore sepse ato konsiderohen elemente kyçe në hartimin e programeve tona në të gjitha sektorët me të cilët ne merremi. Së këndejmi besoj se Raporti i Gjelbër dëshmon edhe më tej qasjen profesionale në të cilën Ministria e Bujqësisë i qaset hartimit të politikave programore por edhe të implementimit të tyre…bujqësia është me të vërtetë një sektor strategjik për Kosovën, është sektori që ka potenciale më të mëdha zhvillimore afatshkurtra dhe afatmesme dhe tashmë është një ndër prioritet qendrore të Qeverisë dhe programit të Qeverisë”.

“ Raporti i Gjelbër është dritarja jonë përmes së cilës ne shohim se ku jemi dhe po ashtu shohim se çfarë duhet të bëjmë të ardhmen për të përmirësuar më tutje. Politikat e Qeverisë dhe të Ministrisë padyshim që kanë ndihmuar drejtpërdrejt në zhvillimin e sektorit dhe në ngritjen e mëtejme të tij”, tha ministri Krasniqi.

Kurse, ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets u shpreh e kënaqur që 35 përqind e popullsisë në Kosovë janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë.

“Edicioni i dytë i këtij raporti është bërë vetëm nga ana e Ministrisë, pa kontributin e donatorëve dhe kjo është inkurajuese për ne…35 përqind e popullatës së Kosovës është e angazhuar në fushën e bujqësisë, është shifër e cila vlen të përmendet. Pajtohemi me Qeverinë e Kosovës për promovimin e zonave rurale është e rëndësisë jetike. Nuk është për t’u habitur që Gjermania ka përkrahur sektorin e verërave, por po ashtu ka përkrahur sektorin e peshkatarisë, bimëve pyjore”, tha Viets.

Ministria e Bujqësisë njoftoi se në fund të këtij muaji, do të publikohen rezultatet finale të regjistrimit të bujqësisë, e cila është realizuar pas shumë dekadav e në Kosovë . Kjo do të thotë se pas publikimit do të ketë rezultate të sakta të gjendjes së bujqësisë në vend