Krahu i gjetur i avionit është i modelit 777

Ministri malajzian i transportit tha sot se një fragment të një krahu avioni që u gjet javën e kaluar në një ishull në Oqeanin Indian është vërtetuar të jetë nga i njëjti lloj aeroplani si ai i Malaysia Airlines që u zhduk vitin e kaluar.

Bota

02/08/2015 19:38

Ministri Liow Tiong Lai tha se autoritetet franceze, dhe kompania që prodhon avionin Boeing ishin mes atyre që konfirmuan se krahu i takonte një avioni të tipit 777, shkruan voa.

Ai tha gjithashtu se Malajzia po kontakton territore pranë Ishullit Reunion, në lindje të Madagaskarit për të përcaktuar nëse objekte të tjera që mund të gjenden në breg i takojnë avionit.