KQZ publikon emrat e deputetëve të rinj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka bërë  publik emrat e rinj të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që do të zëvendësojnë deputetët, të cilët kanë marrë poste ministrore ose poste tjera publike. 

Lajme

17/12/2014 10:33

Sipas një komunikate të KQZ-së thuhet se në përgjigje të kërkesës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të certifikuar në zgjedhjet e 8 qershorit 2014.

Sipas KQZ-së, nga Subjekti Politik “Partia Demokratike e Kosovës, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës dhe Partia Konservatore e Kosovës”, do të bëhen këto zëvendësime:

– Nait Hasani të zëvendësojë Hashim Thaçin;
– Shaip Muja të zëvendësojë Hajredin Kuçin;
– Hajdar Beqa të zëvendësojë Arsim Bajramin;
– Fadil Demaku të zëvendësojë Memli Krasniqin; dhe
– Salihe Mustafa të zëvendësojë Edita Tahirin.

 Nga Subjekti Politik “Lidhja Demokratike e Kosovës”, të bëhen këto zëvendësime:

– Murat Hoxha të zëvendësojë Isa Mustafën;
– Agim Kikaj të zëvendësojë Kujtim Shalën;
– Bardhyl Meta të zëvendësojë Haki Demollin;
– Milazim Haliti të zëvendësojë Avdullah Hotin, dhe
– Synavere Rysha të zëvendësojë Hykmete Bajramin.

Nga Subjekti Politik “Lëvizja Vetëvendosje”, të bëhet ky zëvendësim:

– Faton Topalli të zëvendësojë Dardan Sejdiun, i cili ka zgjedhur të mbetët nënkryetar i Komunës së Prishtinës. 

Nga Subjekti Politik “Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), të bëhet ky zëvendësim:

– Fikrim Damka të zëvendësojë Mahir Jagcilar.

Nga Subjekti Politik “Koalicija VAKAT” të bëhet ky zëvendësim:

– Cerim Bajrami të zëvendësojë Rasim Demirin.