KQZ kërkon nga Presidenti Thaçi fillimin e reformës zgjedhore

Në konferencën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore me temën “Përmirësimi i Llogaridhënies Institucionale për Zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore" ku mori pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me ç’rast atij iu kërkua nga Komisioni Qëndror Zgjedhor që të bëhet fillimi i reformës zgjedhore.

Lajme

19/12/2017 12:44

Me këtë rast kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se ajo në emër të KQZ-së kërkon që të filloj reforma zgjedhore në momentin që të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve lokale.

“Reforma zgjedhore neve na pret. Shfrytëzoj rastin që këtu e kemi edhe presidentin e Republikës së Kosovës. Kërkoj në një farë mënyrë në emër të KQZ që reforma zgjedhore të fillojë në momentin që të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve lokale. Në zgjedhjet e fundit nacionale dhe lokale kemi vërejtur shumë mangësi dhe shumë vërejtje dhe problemet që janë shfaqur. Prandaj të gjitha institucionet duhet ta kenë këtë parasysh, edhe Presidenti dhe të inicojnë reformën zgjedhore”, është shpehur Valdete Daka.