KOSTT nis punimet për instalimin e tranformatorit TR2 në NS, në Skenderaj dhe Istog

Njoftohen qytetarët, që në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Furnizimi dhe Instalimi i transformatorit TR2, 40MVA në NS 110/10 kV Burim (Istog) dhe TR2 40 MVA në NS 110/10(20)kV Skenderaj”, do të realizohen punime sipas këtij orari:

Lajme

13/07/2017 16:09

 

-me datë 15 korrik 2017 (E Shtunë), nga ora 15:00 deri në ora 18:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/10 kV Burimi. Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS Burimi (Istog) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashikohet 9MWh/h)

-me datë 16 korrik 2017 (E Dielë), nga ora 10:00 deri në ora 15:00 do të bëhet shkyçja e

Nënstacionit 110/10 kV Skenderaj. Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS Skenderaj do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashikohet 10MWh/h)

Shkyçjet janë të domosdoshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë gjatë përgatitjeve për montimin e transformatorëve të ri TR2 në këto dy Nënstacione.

Implementimi i këtij projekti të KOSTT sh.a do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit. KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.