Kosovarja që merrte para për rregullimin e problemeve familjare, kapet nga policia

Njësiti i hetimeve, që operon në kuadër të rajonit të Prishtinës në vazhdën e pandërprerë të punës intensive, me synim dhe në drejtim të përmirësimit në vazhdimësi të parametrave të rendit dhe të sigurisë, duke i dhënë përparësi luftës kundër kriminalitetit dhe veçanërisht rasteve të fundit të mashtrimit të paraqitura në stacionet policore, kanë organizuar punën e tyre në drejtim të kapjes së personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastet në fjalë.

Lajme

22/03/2017 15:23

Sot policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme, pas një pune të shkëlqyer hetimore dhe veprimeve të avancuara operative – taktike, në një operacion të gjerë të ndërmarrë nga ana e hetuesve të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një femër e  dyshuar, lidhur me një rast të mashtrimit, që është raportuar janar të këtij viti.

E dyshuara, Nurie. A femër, 41  vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka mashtruar viktimat dhe përmes një agjencie që merret me transferim parash,  ka marrë prej tyre shuma të ndryshme të parave,  që në total arrijnë në një vlerë rreth 25.000 euro, duke u premtuar atyre se do të ju rregullonte problemet familjare, shëndetësore etj.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit është ngritur dyshimi i bazuar se këto mashtrime kanë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga e dyshuara arrin deri në 106 qytetarë të ndryshëm, një numër i  vogël prej të cilëve,  kanë raportuar se janë mashtruar nga po i njëjti person.

Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, e dyshuara është intervistuar dhe më pas  e njëjta, gjithashtu me autorizim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/