Kosovari ndërton kompleks banimi luksoz në qendër të Budvës (Video)

Naser Ramaj thotë se blerës janë kryesisht rusët, ukrainasit dhe shqiptarët e Shqipërisë. 

Lajme

21/11/2014 23:01

Ndërtimi i një pallati luksoz ” Victoria Residence” në zemër të qytetit turistik të Budvës, në Mal të Zi po bëhet nga një investitor nga Kosova.

Ky kompleks luksoz i banimit po realizohet nga dy kompani, “Nova gradnja”, e regjistruar në Ulqin nga ndërtuesi kosovar Naser Ramaj dhe kompania „MBA Group”, nga Podgorica. 

Ramaj duke folur për mediat malazeze ka thënë se kjo është ndërtesa e dytë e cila është duke u ndërtuar në Budvë prej tij, dhe kjo është një ndërtesë luksoze, ku apartamentet do të ofrohen në treg, transmeton lajmi.net.

Ai tha se blerësit e apartamenteve të ndërtesës së tij të parë, ishin kryesisht rusë, ukrainas, dhe shqiptarë nga Tirana. 

Për marrjen e lejes së ndërtimit të “Victoria Residence”, kompania ka pagur taksa komunale, rreth 330 euro për metër katrorë, ndërsa objekti ofron 4827 metra katror hapësirë banimi dhe 758 metra katror garazhe. (lajmi.net)