Kosovarët presin deri në gjashtë orë në kufirin Kroaci-Serbi

Shumë mërgimtarë të cilët ia kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit, janë ballafaquar me kolona të gjata nëpër kufij.

Lajme

23/12/2018 19:57

Të gjithë mërgimtarët të cilët kanë zgjedhur që festat e fundvitit t’i kalojnë në vendlindje janë përballur me kolona të gjata nëpër kufij.

Qytetarët të cilët kanë dërguar fotografi në adresë të lajmi.net, kanë treguar se në kufirin Kroaci-Serbi, janë duke pritur deri në gjashtë orë.

Sipas tyre, kolonat e gjata dhe pritjet kanë shkaktuar edhe nervozizëm.

Më poshtë ju sjellim pamje nga kufiri Kroaci-Serbi. /Lajmi.net/