Kosova zyrtarisht në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kosova është pranuar sot si anëtarë vëzhgues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. 

Lajme

30/05/2014 21:50

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Hashim Thaçi. Ky vendim është marr sot gjatë sesionit pranveror të Asamblesë në Lituani. 

“Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të pranosh lajmin e mirë të pranimit të Kosovës si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s pikërisht teksa po pij kafe me bashkëluftëtarët e mi”. 

“Ky vendim është marrë sot gjatë sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare e NATO-s në Lituani dhe është shpresëdhënës që Kosova ka për të ecur shumë shpejt drejt integrimit në këtë aleancë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.