Kosova vendos të shkëmbej informacione me Serbinë për rastin Ivanoviq

Ministria e Drejtësisë së Kosovës i ka dërguar një përgjigje Ministrisë së Drejtësisë në Serbi lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Lajme

22/01/2018 15:20

Siç raportojnë mediat serbe, Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Zyrën e Prokurorit të Beogradit në mënyrë që të ofrojnë të gjitha informacionet përmes të cilave do të mund të kryhej një hetim i koordinuar për vrasjen e Ivanoviqit dhe që sa më shpejt të zbulohen autorët e krimit, transmeton lajmi.net.

Përgjigja e MD-së kosovare thuhet se është dërguar përmes EULEX-it.

Gjithashtu, përgjigja thekson se raporti i anketës si dhe të dhënat e mbledhura do të dorëzohen urgjentisht në Prokurorinë për Krime të Organizuara pasi të jetë hartuar./Lajmi.net/