Kosova vendi më i ndotur në Europë

The Guardian sjell një rrëfim për Kosovën, të cilën e konsideron si vendin më të ndotur në Europë. Në shkrim thuhet se s’ka qenë e lehtë që të gjendet balancë në mes të nevojës urgjente të Kosovës për të siguruar energji, dhe të efekteve helmuese të linjitit.

Lajme

19/11/2013 13:09

Në fund të një rruge të ndotur, në një Komunë në qendër të Kosovës, të quajtur Obiliq, shtrihet Plemetini, një labirint i shtëpive të ndërtuara sa për sy e faqe.

Shtëpi e pothuajse 2 mijë e 500 njerëzve, është një streh në mes të Termocentralit Kosova B, një termocentrali 600 megavatësh, që ushqehet me linjit, por që nga tymnajat e tij dalin toksina dhe tym i zi pa ndërprerë – ditë e natë.

“Sa herë që jam zgjuar kam mallkuar këtë termocentral, miliona herë”, thotë Driton Berisha, një aktivist për të drejtat e romëve, ndërsa pinë një kafe espresso.

“Ajri gjithmonë është i fortë, me pluhur dhe tym, pa marrë parasysh sesa shumë i freskët është mëngjesi”.

Ai është i ulur në një kafene të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës- shtetit më të ndotur në Evropë – një qyteti i ngulfatur nga tymi që lëshojnë makinat, po ku prapëseprapë ajri është më i pastër se sa në fshatin e tij.

Si shumë njerëz në Plemetin, edhe Berisha me familjen e tij ishin vendosur aty si refugjatë gjatë luftës. Nëna e tij 55-vjeçare, tashmë ka bërë një operacion të kancerit, një sëmundje që ai beson që është rezultat i jetesës në këtë hapësirë, më pak se gjysmë kilometër larg termocentralit.

“Të gjithë që i njoh në atë fshat, secili ka në familjen e tij një të sëmurë nga kanceri”, rrëfen ai.

“Është njëra prej arsyeve që unë dua që të largohem nga aty. Nuk dua që fëmijët e mi të rriten duke thithur këtë ajër”.

Nuk ka qenë e lehtë që të gjendet balancë në mes të nevojës urgjente të Kosovës për të siguruar energji, dhe të efekteve helmuese të linjitit, të burimeve të saj që janë në dispozicion në natyrë. Kosova zë vendin e pestë sa i përket rezervave me linjit, nga e cila prodhohet 97% e energjisë. Vlerësohet se ai vlen 1 tr dollarë, dhe në nivelet aktuale të konsumit mund të furnizojë edhe për të paktën për 1 mijë e 500 vjetët e ardhshme. Përkundër kësaj, Kosova akoma ballafaqohet me ndërprerje të energjisë elektrike dhe ka nivele jashtëzakonisht të varfra të energjisë.

“Kosova ka vështirësi dhe komplikime sa i përket nevojë për energji”, thotë Jan-Peter Olters, Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë.

“Tri gjëra duhen të bëhen njëkohësisht: të sigurojë një furnizim të energjisë që ajo ende nuk e ka; të sigurojë energji të përballueshme për njerëzit dhe për kompanitë që veprojnë këtu; të minimizojë impaktin social dhe ambiental sa më shumë që të jetë e mundur”.

Banka është duke ofruar mbështetje teknike që të ndihmojë Qeverinë që të zhvillojë dhe implementojë strategji energjetike.

Në thelb të planit janë dy projekte: njëra është që të rehabilitojë teknologjinë e Kosova B, që të jetë në përputhje me standardet ambientale të Bashkimit Europian.

Projekti tjetër është që të zëvendësojë termocentralin e vjetruar të kohës së ish-Jugosllavisë, pra termocentralin Kosova A- e cila gjeneron për çdo orë 2.5 tonë pluhur- me një strukturë 600 megavatëse, me emrin “Kosova C”.

Nëse ky plan shkon tutje, ndërtesa e re do të ndërtohet ngjitur me Kosovën B- duke rritur ndotjen në afërsinë e Obiliqit.

Këto projekte janë duke bërë një progres të ngadaltë por shumë të sigurt.

Tenderët për konkurrimin e investitorëve privat janë caktuar që të hapen në prill të vitit 2014, dhe pas kësaj Banka Botërore- e cila ka filluar vlerësimin ambiental dhe social- do të përcaktojë  të ardhmen e përfshirjes financiare. Më e pëlqyeshmja është që të paktën të veprojë si një garantues i pjesshëm financiar.

Këtë vit banka ka imponuar kushte të rrepta në investimet e qymyrit. Por, si një vend i Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim- financiarisht por dhe me energji të varfër- Kosova i plotëson kushtet e klauzolës që lejon të jepet linjit me kredi, sipas Bankës Botërore.

Kjo gjë ka shkaktuar zemërim në mesin e lobistëve mjedisor, të cilët e shohin Kosovën si një provë të angazhimit të bankës, për të tërhequr huamarrjet për qymyrin.

“Kosova ka humbjet më të mëdha të energjisë nëpër rrjetet e saj”, thotë Visar Azemi, bashkëkoordinatori i Konsorciomuit për Shoqëri Civile për Zhvillim të Qëndrueshmë – KOSID).

“Ne nuk duhet të flasim për rritjen e kapaciteteve përpara se të rrisim efikasitetin”.

Azemi beson se investimet në Kosova C, do të bëjnë pak që të zvogëlojnë varfërinë energjetike.

“Ndërtimi i këtij lloj objekti është shumë i shtrenjtë dhe kompanitë do të duhet që të nxjerrin investimet e tyre, në fund të fundit, kjo kosto i bie barrë konsumatorit”, thotë ai.

“Ajo gjë do ta bllokonte Kosovën dhe do ta bënte të varur nga linjti. Banka Botërore duhet fillimisht të shqyrtojë alternativa të tjera”.

KOSID citon burime të hulumtimeve të kryera nga Universiteti i Berkley, e cila tregon potencialin e Kosovës për të përfshirë një pjesë të madhe të konsiderueshme të energjisë së rinovueshme jo vetëm 2%, sa është aktualisht. Banka Botërore, sidoqoftë, thotë se ekspertët e kanë të pamundur që të gjejnë një zgjidhje ekonomike të zbatueshme e cila nuk kërkon investime të tjera substanciale në qymyr.

“Për më mirë ose më keq, Kosova fle mbi  14 bilion ton të linjitit, avantazhet e saj krahasuar me burimet e ripërtëritshme në të vërtetë nuk janë të qarta”, thotë Olters.

“Ne do të donim të jemi në një pozitë të themi një përzierje e energjisë është e mundshme, por kjo nuk është çështja”.

“Nëse ky (investim) nuk ndodhë, atëherë opsioni është që Kosova A të mbetet edhe më tej në punë”.

Scott Morris, partner i politikave në Qendrën për Zhvillim Global, thotë se prova është jobindëse. Ai beson se do të ishte gabim për Bankën që të sundojë në huadhënien e qymyrit.

“Duhet të jenë opsione në dispozicion për të përmbushur nevojat e vendeve të varfra në zhvillim” thotë Morris.

“Banka nuk duhet të kërkojë të ketë një agjendë për të financuar vetëm shfrytëzimin e qymyrit, ajo duhet të ndihmojë në projekte që Kosovës i sjellin energji të rinovueshme që është e pastër edhe për ambientin. Të theksojë se qymyri i Kosovës B është projekti i vetëm që ata kanë në tubacion”.

Rëndësia e sigurisë së energjisë nuk është e humbur për banorët e Plemetinit, të cilët përjetojnë rregullisht mungesa të energjisë. Vendësit, megjithatë, thonë zhvillimi i debateve të hapura është mëse i nevojshme.

“Unë nuk jam kundër termocentralit”, thotë Berisha.

“Por unë kurrë nuk kam dëgjuar për ndonjë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës apo nga Banka Botërore Qendrore të vizitojë Plemetin dhe për ta diskutuar këtë çështje”.

I pyetur në lidhje me nevojën  rivendosjes së potencialit, Olters tha se është duke u punuar një plan për minierë nga Qeveria e Kosovës me mbështetje nga Banka Botërore, por ata që jetojnë në afërsi të termocentralit Kosova B , sipas tij, s’kanë pse të zhvendosen.

Vështirësitë për rivendosjen dhe mbikëqyrjen e potencialit janë të njohura edhe në vendet në zhvillim Ndërkohë Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim është duke e rimarrë veten pas një serie skandalesh të korrupsionit që ka ndodhur në minierat Kolubara në Serbinë fqinje.

“Në fund”, thotë Berisha, “duket se ne paguajmë çmimin më të madh për qymyr, me shëndetin tonë dhe jetën tonë, dhe nuk marrim asgjë si këmbim”.

(The Guardian)