Kosova, kusht kryesor për Serbinë

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi ka thënë se ky vit dhe i ardhshmi janë qenësor për afrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Lajme

18/04/2018 18:35

Ai ka theksuar se është konstatuar që Qeveria e Serbisë është e angazhuar në rrugën evropiane.

“Kur flasim për sundimin e ligjit është arritur përparim në gjyqësor, luftën kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar”, ka deklaruar Fabrizi gjatë një konference, përcjellë lajmi.net.

Fabrizi ka thënë se dialogu me Prishtinën është element kyç për integrimin e Serbisë në BE dhe se kjo e fundit duhet të angazhohet edhe më tej në zbatimin e asaj që është dakorduar për të arritur marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

Sa i përket vizitës së Mogherinit në Beograd, Fabrizi ka thënë se kjo vizitë do të nxjerrë në pah rrugën evropiane të Serbisë./Lajmi.net/