Korrupsioni më i ekspozuari në prokurim

Prokurimi publik është një ndër aktivitetet e qeverisë më të prekshëm nga korrupsioni. Ky konkludim doli nga raporti “S’ka Tatim pa Informim” të publikuar nga Lëvizja Fol,

Lajme

18/07/2017 11:05

Jetoj Zulfaj nga Lëvizja Fol, prezantoi të gjeturat e këtij raporti, duke thënë se korniza e tashme ligjore në Kosovë, ofron transparencë të kufizuar mbi shpenzimet publike.

Andaj, kjo pamundëson identifikimin e aferave korruptive, raporton Ekonomia Online.

“Prokurimi publik është një prej aktiviteteve të qeverisë më i prekshëm nga korrupsioni. Për shkak të natyrës së fshehtë është vështirë të matet korrupsioni. Kontratat publike rrinë të fshehura prej publikut. Korniza e tashme ligjore ofron transparencë të kufizuar për shpenzimet publike. Ligji për qasje në dokumente publike ofron transparencë bazuar në rregullin “nëse nuk pyet, nuk është i hapur”. Ligji për shoqëri tregtare ofron transparencë të kufizuar lidhur me pronarët e bizneseve, menaxhmentin dhe përfituesit. Ligji për prokurim publik kufizon qasje në dokumente publike”, tha ai.