Kori i Kishës që këndon vetëm duke bërë ‘mjauuuu’ (Video)

Zakonisht koret e kishave janë shumë serioze dhe aty këndohen këngë të cilat në vetvete shtyjnë frymëzojnë të pranishmit që t’i përkushtohen Zotit.

Fun

03/10/2016 18:14

Këngët kishtare janë plotë lutje e dashuri, raporton lajmi.net

Por tendenca për të sjellë diçka të veçantë dhe pak më shumë relaks në kishë, ka bërë që një video e vitit 1996 të shpërndahet me të madhe në internet.

Në këtë video është kori i djemve i një kishe i cili ka interpretuar një këngë kishtare në Seul të Koresë së Jugut me 30 nëntor 1996, raporton lajmi.net

E veçanta e kësaj kënge është se i tërë teksti është vetëm një mjaullimë e maces.

Pra gjatë tërë kohës, dy djem të korit këndojnë këngën duke bërë vetëm ‘mjau’.

Edhe pse mjaullima e tyre shkakton shumë të qeshura në kishë, ata megjithatë duartrokiten fort nga të pranishmit.

Lajmi.net ju sjell videon në vazhdim.

YouTube player