Koreano-veriorët, urdhërohen të kopjojnë frizurën e Kim Jong-un

Koreja e Veriut ka nisur një trend të ri, kurse cak i këtij trendit janë njerëzit me flokë të gjata, të cilëve berberët shtetëror ua imponojnë stilin e flokëve. Frizura më e popullarizuar (dhe e vetmja) është ajo e udhëheqësit të madh Kim Jong-un, shkruan “Telegraph”.

Fun

26/11/2015 19:23

Sipas të përditshmes koreane “Ilbo”, në Phenian gjatësia e flokëve të meshkujve nuk duhet të kalojë 2 centimetra, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu raportohet se, “berberët janë urdhëruar që gjatë prerjes së flokëve t’u japin formën e flokëve sikur të liderit të madh Kim Jong-un”.

“Revolucionit të flokëve” nuk u kanë shpëtuar as femrat, të cilat janë urdhëruar të zgjedhin frizurën e Ri Sol-Ju, që është bashkëshortja e udhëheqësit Jong-un.

“Berberët ecin rrugëve me gërshërë në duar, dhe sapo shohin një mashkull me flokë të gjata vrapojnë t’ia bëjnë frizurën e re”, shkruan e përditshmja angleze. (lajmi.net)