Konventa për Kaspikun pritet të nënshkruhet më 12 gusht – Lajmi.net
Konventa për Kaspikun pritet të nënshkruhet më 12 gusht
Autori: Lajmi.net Bota 16:35, 10 August 2018
Kremlini ka thënë se pas më shumë se dy dekadave të negociatave, liderët e pesë shteteve të Detit Kaspik do të nënshkruajnë një konventë për statusin ligjor të detit të pasur në qytetin e Kazakistanit, Aqtau më 12 gusht.
Nënshkrimi do të jetë “ceremonia kryesore” e samitit, në të cilën do të marrin pjesë presidentët e Azerbajxhanit, Iranit, Kazakistanit, Rusisë dhe Turkmenistanit, është thënë në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini më 10 gusht.

Debatet nëse Kaspiku është det apo liqen kanë nisur prej rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991, duke lënë pesë vende me dalje në det, në vend të dy sa kanë qenë më parë, Bashkimit Sovjetik dhe Iranit.

Këto shtete kanë qenë duke punuar për arritjen e një marrëveshjeje prej vitit 1996, është thënë në deklaratën e Kremlinit.

Kaspiku njihet për pasuri të madhe të naftës dhe rezerva të gazit.

Në një draft të marrëveshjes të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, shihet se shtetet do të pajtohen që Kaspiku është det.

Nëse nënshkruhet kjo marrëveshje, pesë vendet në fjalë do t’i shënojnë ujërat territoriale të tyre dhe burimet do t’i shfrytëzonin sipas dëshirës së vet, derisa nëse klasifikohet si liqen atëherë burimet do të ndahen njëjtë mes shteteve.

Drafti i marrëveshjes ndalon prezencën e ndonjë force ushtarake, përveç forcave bregdetare të shteteve përkatëse.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO