Konsumoni të verdhën e vezës dhe mbani mjekun larg

E verdha e vezës ka rezultuar që të jetë shumë e shëndetshme për organizmin e njeriut.

Lifestyle

23/10/2016 21:09

Shumica e njerëzve kanë deficit të vitaminave që treten në yndyra(A,D,E dhe K2) andaj mund të përfitojë shumë nga konsumimi i një apo dy të verdhave të vezës.

E verdha e vezës përmban 100% vitamina të tretura në yndyrë si A,D,E dhe K, si dhe lutein karotenoide dhe zeaxantin. Gjithashtu përmban edhe 90% kalcium, hekur, fosfor, zink, tiaminë, folate, vitaminë B6 dhe B16.

Në anën tjetër, proteina duhet të konsistojë vetëm 15-30% të futjes së kalorive, me përbërësit tjerë të ardhur nga yndyrërat e shëndosha, nuk ka shumë kuptim të konsumojmë proteinë pa yndyrë sepse vetëm proteina e shpërbën vitaminën A.

Arsyeja pse gjejmë kolesterol në të verdhën e vezës qëndron në atë se kolesteroli luan rol të rëndësishëm në organizmin tonë, ai është paraardhësi i të gjitha hormoneve seksuale që përdoren nga të gjitha qelizat trupore.