Konsumoni shalqirin, plot përfitime shëndetësore

Ditët e ngrohta dhe temperaturat e larta kanë ardhur tashmë. Në këto ditë më shumë se kurrë trupi ynë ka nevojë për freski, energji dhe ushqim të shëndetshëm.

Lifestyle

23/05/2018 20:03

Për këtë ju vjen në ndihmë shalqiri. Ky frut cilësohet si “mbreti” i sezonit kjo edhe falë vlerave të larta ushqyese që përmban, vitaminave, fibrave dhe mineraleve.

Ndaj dhe me konsumimin e shalqirit ne njëkohësisht e kthejnë në aleatin tonë kryesor kundër një sërë problemesh shëndetësore, duke nisur me parandalimin e problemeve me veshkat, kundër tensionit të lartë të gjakut, parandalimit të kancerit, diabetit, sëmundjeve të zemrës, goditjes nga nxehtësia, degjenerimit makular dhe impotencës.

Sa i përket qasjes në përfitimet e përgjithshme mjekësore me konsumimin e shalqirit, varen shumë nga shumëllojshmëria e shalqirit dhe pjekuria e tij. Betakaroteni dhe likopeni janë zakonisht në sasi më të mëdha nëse shalqiri është plotësisht i pjekur.

Po kështu ju këshillohet të mos ngurroni të hani pak nga lëkura e tij; pasi ka mjaft lëndë ushqyese, sidomos lëndë të parë dhe fibra.