Konsumimi i tepërt i pijeve energjike shkakton sulm në zemër

Konsumimi i tepërt i pijeve energjike mund të shkaktojë sulme të papritura në zemër madje edhe në njerëz të shëndoshë, thuhet sipas shkencëtarëve.

Lifestyle

05/04/2015 18:02

Rreth një në tre persona prej 12 deri 19 vjeç konsumojnë rregullisht pije të cilat shpesh përmbajnë nivele të larta të kafeinës të cilat mund të jenë të dëmshme për zemrën.

Ato gjithashtu mund të përmbajnë “kafeinë të fshehur” të tillë si gurana, e cila vjen nga një bimë braziliane dhe që është identike me kafeinën e gjetur në fasulet e kafesë por me dy herë më shumë përqendrim, transmeton Lajmi.net.

Edhe pse kafeina, e definuar si një drogë për shkak që stimulon sistemi nervor qendror, përdoret shumë dhe njihet si e padëmshme, efekte serioze të dëmshme janë raportuar kohëve të fundit nëpër botë, sidomos kur ajo është konsumuar në doza më të mëdha.

Një shishe e pijes energjike përmban përafërsisht 120mg kafeinë, shumë më ndryshe se pijet e tjera. Agjencia për Standardet e Ushqimit rekomandon: “Fëmijët, apo njerëzit e tjerë të ndjeshëm ndaj kafeinës, duhet të konsumojnë vetëm kafeinë në moderim. Gratë shtatzëne këshillohen që të mos konsumojnë më shumë se 200mg kafeinë në dytë”.

Ekipi i hulumtuesve ndërkombëtar me bazë në Spitalin “12 de Octubre” në Madrid, Spanjë, paralajmërojnë se pijet energjike mund të shkaktojnë vdekje të papritur tek të rinjtë, sidomos tek ata të shëndetshmit, transmeton Lajmi.net.

Konsumimi i madh i pijeve energjetike, veçanërisht tek adoleshentët e moshës 10-19 vjet, ka pasoja serioze për shëndetin kardiak, thanë studiuesit.