Konjufca: Vetëvendosje nuk shkon në dialog nëse nuk ka vija të kuqe me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha sot në një konferencë për medie që Kuvendi duhet të ja heq presidentit Thaçi vijat e kuqe, për të cilat Thaçi tha se nuk ka me Serbinë.

Lajme

02/07/2018 13:43

Ai tha se është shqetësuese që nuk ka vija të kuqe me Serbinë, sepse sipas tij kjo nënkupton që çka do mund të diskutohet në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu po ndryshon vetëm sepse Thaçi e ka ndryshuar postin e tij politik. Kjo është e pa pranueshme për ne dhe duhet të ndalet. Tash e pamw që presidenti ja hoqi vijat e kuqe edhe Serbisë. Vetëvendosje mendon që tash kur ai i hoqi këto vija, parlamenti duhet të ja heq këto vija presidentit”, theksoi Konjufca.

Ndërsa duke folur për vijat e kuqe me Serbinë, Konjufca radhiti të parën funksionimin e shtetit të Kosovës, e cila sipas tij duhet të jetë pika kryesore e kuqe e dialogut me Serbinë.

“Secili politikan që do të i ofrohej të e udhëheq dialogun me Serbinë do hezitonte me qenë pjesë e dialogut, është vetëm një politikan që po vrapon që të jetë në krye të dialogut. E ai është presidenti i Kosovës. Kjo tregon që ai këtë proces e ka jetike”, tha ai.

Sipas Konjufcës Thaçi po shpreson që duke e udhëhequr dialogun të e shtyjë punën e Gjykatës Speciale.

“Krejt kjo po ndodh nga ardhja në shprehje e funksionimit të Gykatës Speciale”, tha mes tjerash Konjufca.

Ndërsa duke folur për qëndrimet e Serbisë në dialog ai tha se Serbia duhet të zgjedh ose Bashkimin Evropian ose Kosovën.

“Serbia të zgjedh Bashkimin Evropian dhe Kosova të mos i jap asgjë Serbisë. Ky është pozicioni i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kjo gjë besoj është e pranueshme nga të gjithë”, tha ai.

Ai mes tjerash tha se Vetëvendosje nuk shkon në dialog nëse nuk ka vija të kuqe me Serbinë. /Zeri