Konjufca: Unë e hodha gazin, të tjerë e kanë bërë para meje, e të tjerë do ta bëjnë edhe pas meje

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Kojnufca e pranoi se ishte pikërisht ai që me ndihmen e deputetëve të tjerë, e hodhi gazin lotsjellës ende pa filluar seanca e sotme.

Lajme

14/12/2015 11:13

Ai thotë se ata kishin paralajmëruar që kjo do të ndodh me qëllim që sipas tij të ushtrohet trysni ndaj Qeverisë, për dy marrëveshjet e arritura, atë të Asociacionit dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

“Personalisht kam hedhur gazin me disa deputetë tjerë. Ky është veprim kolektv i opozitës, të tjerë kanë bërë para meje e të tjerë do bëjnë pas meje. Ne kemi marr vendim edhe që të hidhet gazi edhe kush do të  jetë personi që do ta hedh gazin. Opozita eshte e vendosur që këto marrëveshje të mos zbatohen, pasi janë të dëmshme për Kosovën”

“Kemi prapavijë të qartë politike, nuk kemi kurgjë personale ndaj askujt, mënyrat e përdorur janë vëtëm për ta pamundësuar zhvlimimn e  seancës”, tha Glauku para mediave, raporton lajmi.net.

Glauku vlerëson se po e mbrojnë Republiken e Kosovës tonë ndaj asaj që siç thotë ai po e konsiderojnë  si kërcënim.

“Ne do ta pengojmë kudo që do të mbahet seanca plenare, do ta pamundësojmë atë. Disa herë pushteti e përjashtoi opozitën kolektivisht sikurse herën e kalauar, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës”

“Nuk do të ndalet as persioni i qytetarëve nga jashtë ndaj këtyre vendimeve, po ashtu tubimet nëpër qytete që po ndodhin, të gjitha këto duhet kuptuar si elemenet që kompletojë mozaikun e betejës që opozita po bën në mbrojtje te Republikës.

Në pyetjen se a është i  gatshëm të ballafqaohet me ligjin pas hedhjes së gazit, ai tha se çkado që bëjnë e bëjnë me vetëdije të plotë./lajmi.net.