Konjufca: Prishtina edhe sot është një katrahurë urbane

Prishtina ka qenë një katrahurë urbane, por e tillë në mas të madhe është edhe sot, për shkak të arkitekturimit të gabuar për një kohë shumë të gjatë, ka thënë në Zona B të Klan Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Lajme

11/09/2017 21:57

“Prishtina ka qenë një katrahurë urbane dhe në masë të madhe është edhe sot. Sepse Prishtina për disa vite me radhë, dhe kur ishte okupimi serb, por edhe më pas, ka vazhduar një praktikë e krijimit të Prishtinës jo në një kantier ndërtimi, por një kantier mbindërtimi”.

“Dendësia urbane në Prishtinë nuk ta krijon komoditetin e ideimit të projekteve të mëdha”.

“Prandaj Prishtina ende është një qytet me q të vogël”.