Konjufca: Asociacioni po bëhet me instruksione të Serbisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se koncepti i unitetit për dialog me Serbinë dhe emri i presidentit Hashim Thaçi brenda tij janë koncepte kundërthënëse dhe përjashtuese.

Lajme

03/07/2018 08:52

Ai ka folur edhe për statutin e Asociacionit, i cili sipas tij po bëhet me instruksione të Serbisë

Nuk mund të ketë koncept për unitet në bisedimet me Serbinë në krye me presidentin Hashim Thaçi, pasi janë koncepte kundërthënëse dhe përjashtuese.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, duke shtuar se Hashim Thaçi është emër përçarës, i cili më shumë kujdeset për hallet e veta, sidomos në raport me Gjykatën Speciale, sesa për mbrojtjen e interesave të Kosovës.