Konfiskohen armë në Klinë

Policia e Kosovës ka bastisur dy shtëpi në fshatin Rudicë të komunës së Klinës ku ka gjetur një sasi armësh pa leje

Lajme

18/03/2014 16:26

Policia e Kosovës ka bastisur dy shtëpi në fshatin Rudicë të komunës së Klinës ku ka gjetur një sasi armësh pa leje

Në një komunikatë të Policisë Rajonale të Pejës thuhet se në shtepinë e të dyshuarit Xhavit M. (1959) nga fshati Rudicë janë ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47  e kalibrit 7.62, një karikator dhe tetë copë fishekë të kalibrit 7.62×39 milimetra.

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit Sali M. (1961) nga fshati Rudicë e Klinës janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë karabinë e prodhimit jugosllav, dhjetë copë fishekë të kalibrit 8.57mm, një copë fishek e kalibrit 9 milimetra, një pushkë gjuetie një tytëshe e prodhimit rus, tetë copë fishekë të kalibrit 12 GA, një palë dylbi te pushkës prodhim rus, një palë pranga, një boks i metaltë, një shufer gome dhe një WRC-03-23807 me afat të skaduar.