Konfirmohet nga policia vdekja e një personi në vendin e punës

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e tij të punës në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.

Lajme

25/09/2018 09:25

Sipas raportit të policisë, personi kishte rënë nga një lartësi prej 11 metrash, ku po punonte në një objekt.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës.

Gjatë tretmanit mjekësor, viktima ka vdekur në QKUK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa si i dyshuar është arrestuar një mashkull dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.