Komuniteti shqiptar i Uashingtonit feston Krishtlindjen

Komuniteti shqiptar i zonës së Uashingtonit kremtoi në këtë prag Krishtlindjesh me një meshë në gjuhën shqipe.

Lajme

25/12/2018 08:16

Mesha, e cila u mbajt nga ambasadori i Vatikanit në Shqipëri Charles Brown, iu kushtua gjithashtu dy figurave të rëndësishme të kombit, Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Nënë Terezës.

Kolegia Menada Zaimi ndoqi nga afër këtë aktivitet, i cili u shënjua me krijimin për herë të parë të komunitetit katolik të kësaj zone, por që mblodhi bashkë përfaqësues të diasporës, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. /voa