Komuna rrezikon të paguaj më shtrenjtë për ndërtimin e rrugëve – Lajmi.net
Komuna rrezikon të paguaj më shtrenjtë për ndërtimin e rrugëve
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 9:23, 4 May 2018
Komuna e Suharekës ka planifikuar të shpenzoj deri në 356 mijë euro për ndërtimin e rrugëve lokale. Tenderin për ndërtimin e këtyre rrugëve, komuna e ndarë në 12 lote/pjesë, ndërsa operatorët kanë mundësi të shpallën fitues në vetëm një llot. Komuna thotë se përmes ndarjes në shumë llote po synon që sa më shpejt t’i shtrojë këto rrugë, si dhe t’i ‘shpërblej’ me kontratë kompanitë e shumta që operojnë në atë anë.

Në anën tjetër nga shoqëria civile, ndarja në lote po shihet si praktikë ligjore, por që po keqpërdoret nga komunat dhe se duhet të ndërpritet. Gjithashtu thuhet se e dëmton vlerën për para të komunave.

Tenderi 12 pjesësh

Komuna e Suharekës ka planifikuar të ndërtoj rrugët lokale. Për ndërtimin e këtyre rrugëve komuna ka planifikuar të shpenzoj deri në 356 mijë euro.

Sipas njoftimit për kontratë, do të shtrohen rrugë në gjithsej 12 lokacione, prandaj këtë aktivitet të prokurimit komuna e ka ndarë në 12 lote/pjesë.

“Janë gjithsejtë 12 lokacione në territorin e Komunës Suhareke dhe janë te përfshira fshatrat e qyteti i Suharekës” thuhet në njoftim.

Bazuar në thirrjen për kontrat lokacionet në të cilat parashihen tu ndërtohen rrugët janë fshatrat: Dragaqine, Javor, Krushice e Eperme, Krushice e Poshtme, Nishor, Semetisht, Samaraxhe, Sllapuzhan, Sopije, Vershec, si dhe në qytetin e Suharekës.

Për këtë tender, Komuna e Suharekës ka përdorur procedurën e hapur të prokurimit me kriter çmimin më të ulët.

Por komuna në fjalë, ka vendosur të shpërblej një operator ekonomik të përgjegjshëm që i plotëson kriteret për këtë tender me çmim më të ulët se mund të fitoj vetëm një lot.

“Numri maksimal i Pjesëve që do të mund të shpërblehet tek një tenderues është: 1” thuhet në njoftim.

Gazeta Jeta në Kosovës është interesuar të mësoj më shumë lidhur me ndarjen e këtij tender në 12 lote/pjesë. Komuna thotë se tenderi është ndarë në bazë të drejtës që u jep ligji dhe me qëllim të përfshirjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesëm.

“Ne këtë udhëzues pika B, i jep të drejtë Autoritetit Kontraktues të ndajë një procedurë të prokurimit në Lote dhe kjo bëhet me qëllim siç thuhet në udhëzim – Në mënyrë që të nxitet përfshirja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në tregun kombëtar të prokurimit publik, kufizimi i numrit te Loteve preferohet kur ka shumë OE dhe shumë NVM”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Dëmtimi i kriterit “Çmimi më i lirë”

Rregullat dhe udhëzuesi operativ, mundëson ndarjen e tenderëve në lote, por nuk specifikohet numri minimal dhe maksimal të loteve/pjesëve dhe nuk ka kufizime të tjera.

“Në mënyrë që të nxitet përfshirja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në tregun kombëtar të prokurimit publik, kufizimi i numrit te Loteve preferohet kur ka shumë OE dhe shumë NVM”, thuhet në udhëzuesin operativ për prokurim publik.

I njëjti udhëzues në asnjë vend nuk e përmend që kufizimi duhet të jetë në vetëm një kontratë. Kur flitet për kufizimin e lloteve që një operator mund të shpallet fitues në këtë udhëzim flitet në shumës, pra më shumë se në një llot.

Përkundër kufizimeve që një operator mund të fitojë vetëm një llot, Komuna e Suharekës thotë se do të shpërblehen çmimet më të lira.

Vonesa e miratimit të buxhetit të komunës, thonë se ka pasur ndikim që punët të kryhen më shpejtë

“Numri maksimal është kufizuar në 1 për shkak se në Komunën tonë Operojnë shumë OE që merren me këtë veprimtari dhe duke pasur parasysh vonesën që na ka shkaktuar miratimi i buxhetit të Komunës, këto projekte do të realizoheshin për një periudhe me të shkurtër nëse kemi 12 operator ekonomik që e realizojnë këtë projekt nëse marrim parasysh që edhe projektet janë në 12 lokacione të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Por komuna jep përgjigje të ndryshme në një rast të mundshëm kur operatori ekonomik oferton me çmim më të lirë në tri lote.

“Nëse një OE e ka çmimin më të lire në tri LOT/Pjese, as OE e as AK nuk e ka të drejtën për ta përcaktuar cilin LOT/Pjesë do ta shpërbleje, por kriteri është përcaktuar paraprakisht në njoftimin për kontratë  dhe në  dosje të tenderit siç kërkohet me LPP-në”, thuhet në përgjigjen e kësaj Komuna, duke e cituar edhe kriterin që i referohen.

“Në rastet ku aplikimi për përzgjedhjen e kritereve për shpërblim do të rezultonte në shpërblimin e një tenderuesi me më shumë lote se sa numri maksimal, Autoriteti Kontraktues do të ketë parasysh  procesin e vlerësimit  për të siguruar vlerën për paranë për Autoritetin Kontraktues”.

Sipas tyre, kjo nënkupton se vlerësimi do të bëhet duke përzgjedhur kombinimin që Komuna të paguaje çmimin më të lirë për të gjitha lot/pjesët. Një gjë e tillë është e pamundur nëse një OE i përgjegjshëm ka ofertuar me çmimin më të lirë në tre llote, ndërsa komuna obligohet që të shpërblej më një kontratë për një llot, ndërsa në dy llotet tjera duhet të rekomandojë për kontratë OE më të shtrenjtë.

Isuf Zejna nga organizata Demokraci Plus tregon se qëllimi i ndarjes së projekteve në llote lidhet me bashkimin e disa kërkesave në një procedurë apo shmangien e monopoleve. Por, ai ngrit shqetësimin se mënyra e ndarjes së tenderëve në llote është duke u keqpërdor nga Autoritetet kontraktues.

“Sidomos Komunat po e përdorin këtë formë të ndarjes së tenderëve në disa llote, sa për të kënaqur të gjitha bizneset që aplikojnë duke kushtëzuar që një kompani mund të fitojë më së shumti një llot”, ka thënë Zejna.

Ai thotë se KRPP-ja duhet të ndërpresë praktikën e ndarjes në llote, sepse e njëjta i ka të paktën dy efekte negative.

“Kjo e dëmton vlerën për para të komunave dhe e bënë shumë më të vështirë mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave”, tha Zejna

Zejna tutje shtoi se kufizimi në vetëm një lot për një ofertues me çmim më të lirë, të ofertuara pavarësisht se ai oferton me çmim më të lirë edhe në lotët tjera, rrezikon të shpërblej operatorët ekonomik me çmim më të shtrenjtë.

“Sipas kësaj ndarje i bie që nëse në një aktivitet të prokurimit komuna dëshiron të shtrojë një rrugë me kubza të betonit, dhe i njëjti aktivitet është ndarë në 15 llote e që secila prej tyre përfshinë një kilometër gjatësi që në total i bie 15 kilometra. Kompania më e lirë mund të ketë çmimin e 12 eurove për metër katror, mirëpo pavarësisht se është më e lira ajo mund të fitoj vetëm një llot. 14 llotet e tjera do të zgjidhen me çmimet më të shtrenjta dhe kjo mund të ketë dëme të konsiderueshme për buxhetin”, shtoi ai./Kallxo.com

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO