Komuna nuk e dinë kur do ta rregullojë kanalizimin ku ka dal jashtëqitja /VIDEO-FOTO

Qe disa vite, një pjesë e banorëve në rrugën “Rexhep Luci” në Qendër të Prishtinës po jetojnë bashkë me jashtëqitjen e tyre.

Lajme

05/07/2018 09:46

Në zemrën e kryeqytetit të Kosovës ka kohë që jashtëqitja ka dalë në sipërfaqe.  Banorët e katit të parë që ndodhën pas supermarketit “Maxi” nuk guxojnë të hapin dritaret qe disa vite. Jashtëqitja ka shpërthyer mbi pusetat e kanalizimeve.

Por, Komuna e Prishtinës zgjodhi që të investojë në një kanalizim dy rrugica përtej, konkretisht në rrugën “Fehmi Agani”. Pos kanalizimi, këtu komuna e ka ndërruar edhe rrjetin e ujësjellësit. Ky kanalizim është menjëherë poshtë hotelit Swiss Diamond.

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, nuk ka treguar se kur do të investohet edhe në kanalizimin që është pak metra larg hotelit, në të cilin kanë dal jashtë ujerat e zeza. Sikundër nuk ka folur lidhur më atë se pse ka qenë më emergjente të investohet në atë rrjet dhe jo të  rruga “Rexhep Luci”, shkruan lajmi.net.

“Kur flisni për Sëiss Diamond, ju sugjeroj qe te flisni me menaxhmentin e hotelit, ndërsa sa për kanalizimin a mundeni te specifikoni për cilin rrjet po flisni?!”, është përgjigjur nënkryetari Pacolli për lajmi.net, ndërkohë që është njoftuar edhe për cilin rrjet bëhet fjalë, por nuk ka pasur përgjigje.

Lajmi. nete dhe ditë më parë kishte raportuar lidhur më këtë kanalzim të dalë jashtë. /Lajmi.net/

Më poshtë mund të shihni edhe disa fotografi: