Komuna e Prishtinës reklamon spotin e deputetit të Vetëvendosjes (Video)

Në ekranet e vendosura në korridoret e objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, përveç informatave për rend në sportele, gjysma e ekranit reklamon videoklipin e këngës ‘Happy Prishtina’, e bërë nga kompania ‘Karrota’ e deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili. 

Lajme

26/07/2014 20:46

Drejtori i Administratës, Muhedin Nushi ka thënë se nuk kanë pasur video tjetër dhe se shumë shpejt ky klip do të largohet për t’u vendosur spote informuese për punë në komunë. 

Ndryshe Vetëvendosje sa ishte në opozitë kishte kritikuar ish qeverisjen e Isa Mustafës se po i përdorë ekranet për të bërë reklamë të përurimeve e jo për të dhënë informata për çka edhe janë të destinuara. 

Qytetarët ndërkohë janë shprehur relativisht të kënaqur me sistemin e filetimit duke thënë se është me rëndësi që askush nuk iu zë radhën, raporton emisioni ‘038’ në KTV.