Komuna e Gjilanit i ofron përkujdesje institucionale familjes Matoshi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në festën e Fitër Bajramit e ka vizituar sot familjen Matoshi nga Gjilani, pas tragjedisë që ka pasur një muaj më parë, ku kryefamiljari ka vdekur nga aksidenti në trafik.

Lajme

05/07/2016 20:25

Me këtë rast, kryetari Haziri i ka premtuar përkrahje institucionale kryefamiljares, e cila jeton në gjendje të rëndë dhe ka mbetur me katër jetimë.

“Në këtë ditë feste, vizitova familjen Matoshi dhe i premtova përkujdesje institucionale, meqë ka humbur kryefamiljarin në një aksident trafiku dhe po i rritë katër jetimë. Është obligim yni që t’u dalim në ndihmë qytetarëve tanë në çdo kohë dhe me të gjitha mundësitë tona”, ka thënë kreu i Gjilanit.

Përndryshe, shumë shpejt familja Matoshi do të bëhet me shtëpi të re, pasi donatori, Çlirim Krivaqa ia ka blerë truallin dhe pritet të nis ndërtimin e shtëpisë.