Komuna e Deçanit: Mashtrimet e Manastirit janë dashakeqe dhe antinjerëzore

Komuna e Deçanit ka reaguar pas përpjekës së Kishës serbe dhe Manastirit të Deçanit për t’i ndaluar punimet në ndërtimin e rrugës magjistrale me interes nacional, Deçan-Plavë.

Lajme

26/05/2018 23:51

Kisha serbe dhe Manastiri i Deçanit kanë kërkuar nga BE, OSBE dhe KFOR-i që të ndalen këto punime me arsyetimin se janë duke u bërë në Zonën e Mbrojtur, megjithatë edhe kryetari i Deçanit edhe Komuna kanë thënë se aty vetëm janë hequr gurët që kanë rrëshqitur dhe të cilët e kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve dhe njerëzve.

Komuna e Deçanit thotë se më 24 prill punimet në rrugën Deçan Bjeshka e Belegut- Kufiri më Malin e Zi kanë filluar jashtë zonës së veçantë të mbrojtur.

Gënjeshtra e Kishës serbe: Mashtruan se u ndërhy në zonën e Manastirit, por atje u larguan vetëm gurët /FOTO

Me ketë rast Komuna e Deçanit dhe Ministria e Infrastrukturës janë garantues që ky projekt do të vazhdoi jashtë zonës së mbrojtur deri sa të arrihet një vendim nga KZM (Këshilli për Zbatim dhe Monitorim) , ku përfaqësues  në ketë këshill për absurditetin e kohës janë pesë institucione duke përfshirë  Manastirin e Deçanit e që Komuna e Deçanit nuk është njëra nga to, thuhet në reagimin e Komunës së Deçanit, raporton lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme kompania e cila po i kryen punimet jashtë zonës së veçante , ka hequr nga rruga brenda zonës së veçante gurët nga rrëshqitja e dheut të cilat kanë ndodhë si pasoj e ndërtimit të hidrocentraleve në zonën e veçante më pëlqimin e Manastirit që sipas Ligjit është aktivitet strikt i ndaluar. Rrëshqitjet dhe gurët janë larguar më qellim që kjo rrugë të jetë e kalueshme dhe e sigurt për kompaninë dhe qytetarët e shumtë që kalojnë përgjatë kësaj  rruge. Ky aktivitet human dhe i domosdoshëm po del  që personeli i Manastirit ka pritur një rast për të bere mashtrimin e radhës .

Objektivat e ndërtimit të kësaj rruge janë: paqësore, në harmoni me qëllimin e Ligjit për zonat e veçanta të mbrojtura, në përputhje më kuadrin vizualë dhe estetik të zonës , në harmoni me ruajtjen e trashëgimisë kulturore , arkeologjike, arkitektonike dhe në funksion të ruajtjes dhe të promovimit të trashëgimisë natyrore . Ky aktivitet i renovimit-asfaltimit të rrugës ekzistuese është zhvillim i favorshëm për të gjitha komunitetet.

Ne qytetarët e Deçanit edhe sot edhe në kohë të më hershme kemi bashkëjetuar duke respektuar mozaikun e trashëgimisë kulturore fetare gjë e cila nuk ka ndodhur në të gjitha periudhat historike nga Manastiri kundrejt  qytetarëve shqiptar të Deçanit.

Koncepti  i vetëm i cili udhëheqë qytetaret e komunës së Deçanit është koncept zhvillimor dhe i  shfrytëzimit  të potencialeve dhe resurseve,  qasjes më të letë ne to për të pasur një standard më të mirë për jetën dhe për familjet tona .

Ky është dhe do të jetë qëllimi ynë i vetëm pa mashtruar të tjerët .

Në ketë rast personeli i Manastirit bën mirë të jetë së bashku me konceptin tonë dhe ti lër anash qëllimet dashakeqëse kundrejt 70 mijë qytetareve të komunës së Deçanit.

Sa i përket pronave të dhuruara nga shteti gjenocidial serb i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq në vitin 1994-1997 e të cilat ju dhanë edhe me vendimin  te gjykatës Kushtetuese të Republikë së Kosovës , vlerësojmë se Manastiri i Deçanit është dashur këtë pronë ta kërkoi vetëm nga qytetarët e Komunës së Deçanit .

Për një jemi të sigurte se qytetarët e  Komunë së Deçanit as një herë nuk janë udhëhequr nga idetë shoviniste dhe të nxitjes së luftërave kjo është e dëshmuar sot e gjithë ditën, thuhet në fund të reagimit. /Lajmi.net/