Kompjuteri në madhësinë e një USB-je

Chromebit, e krijuar nga Asus dhe Google, është pajisja e fundit tek seritë ‘kompjuter në madhësinë e një USB-je’. Kjo pajisje kushton vetëm 85 dollarë.

Auto & Tek

17/11/2015 22:41

Google dhe Asus patën njoftuar që në muajin mars se po planifikonin të krijonin një kompjuter portativ me sistemin operativ Chrome të Google-it. Tani, 8 muaj më vonë, Chromebit ka dalë më në fund në treg.

Kompjuteri fuqizohet nga çipi ARM Cortex-A17 me katër bërthama, i cili bazohet tek sistemi Rockchip 3288, dhe ofron 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme.

Pajisjen mund ta vendosni tek një televizor ose monitor që ka portë HDMI, dhe mund ta përdorni si një kompjuter.