Komisioni për Punë të Brendshme i jep dritën e gjelbër procedimit të projektligjeve për FSK-në

Tri projektligjet për FSK-në po shqyrtohen në Komisionin për Punë të Brendshme.

Lajme

23/10/2018 10:30

Me përjashtim të Listës Serbe, anëtarët e këtij komisioni i kanë dhënë dritën e gjelbër procedimit të tri projektligjeve, raporton lajmi.net.

Po ashtu, është marrë vendim që të formohet një grup punues, pjesë e të cilit do të jenë edhe vetë anëtarët e komisionit.

Ndërkohë, pritet të bëhën edhe dy dëgjime publike, njëri në qytetin e Prizrenit me komunitete të ndryshme dhe tjetri në Graçanicë më komunitetin serb.

Kujtojmë se në lexim të parë u miratuan tri projektligjet për kompetencat e FSK-së.

Aty përfshihet edhe projektligji për transformimin e ministrisë së FSK-së në ministri të Mbrojtjes./Lajmi.net/