Komisioni i BE’së për cilësinë e ajrit në Britani

Bashkimi Europian thotë se nivelet e dioksidit të azotit, kryesisht nga motorët me naftë, janë \"të tepruara\" në shumë qytete Britanike.

Lajme

20/02/2014 21:27

Komisioni i BE’së thotë se dioksidi i azotit mund të çojë në sëmundje të mëdha të frymëmarrjes dhe vdekje të parakohshme.

Britania është dashur të përmbushë kufijtë e BE’së deri në vitin 2010, por qeveria pranon se Londra nuk do të arrijë këtë standard deri në vitin 2025.

Problemi i Britanisë së Madhe me ajrin e ndotur rrjedh nga direktiva e ndotjes së ajrit të BE’së, e cila hyri në fuqi në vitin 2008. Direktiva vendosi kufizime në nivelet e ndotësëve të ajrit, duke përfshirë grimcat dhe oksidet e azotit – gazra që prodhohen nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Ato janë elemente të rëndësishme të ozonit tokësor, i cili mund të dëmtojë shëndetin e njeriut si dhe të bimëve dhe kafshëve.

Gjendja është shqetësuese sidomos për njerëzit që jetojnë në afërsi të rrugëve në qytetet e mëdha dhe për ata që vuajnë nga astma.

Kontrollimi i sasisë së këtij gazi në ajër ka vërtetuar shqetësimet e shfaqura në Britani të Madhe.

Për shkak të  ndotjes së ajrit, Britania e Madhe është e ndarë në 43 zona.

“Prioriteti ynë është mbrojtja e shëndetit publik dhe mjedisit”, tha zëdhënësi i Komisionit Europian – Joe Hennon.

“Ne mendojmë se kjo është ajo çfarë duan edhe njerëzit e Britanisë së Madhe.”

“Britania e Madhe ka disa nga nivelet më të këqija të NO2 në Evropë. Ky është një turp kombëtar,” tha Alan Andrews, një avokat i ClientEarth.

Britania e Madhe ka 2 muaj kohë që t’i përgjigjet Komisionit Europian.