Komisionerët shqiptarë bllokohen në Veri

Rreth 25 komisionerë shqiptarë të PDK’së nuk kanë arritur deri tani të shkojnë nëpër qendra të votimit për shkak të mungesës së transportit nga policia

Lajme

03/11/2013 08:24

Rreth 25 komisionerë shqiptarë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë qenë të paraparë të jenë nëpër qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, nuk kanë arritur deri tani të shkojnë nëpër këto qendra, raporton Kosovapress.

Ata nuk kanë transport për një gjë të tillë dhe janë duke pritur në Lagjen e Boshnjakëve, ndërsa mësohet se nga stacioni i Policisë së Kosovës në veri, u është thënë se kanë mungesë të automjeteve.

Kosovapress-i ka provuar t’i kontaktojë përgjegjësit e policisë së Kosovës në veri për të marrë një deklaratë rreth këtij problemi, por pa sukses.