Kombinimet e ushqimeve që ju ndihmojnë të bini nga pesha më shpejt se dietat e lodhshme

Dëshira për t'u dukur sa më mirë estetikisht nuk nënkupton vetëm të kujdeseni për fytyrën, të bëni thonjtë çdo muaj apo të lyeni flokët me të gjitha ngjyrat e ylberit, por edhe të keni një të trup të shëndetshëm, të rregullt dhe pa ato palat e shëmtuara dhjamore të belit.

Lifestyle

26/05/2017 16:24

Dhe duke qenë se vera është në prag shumë prej jush po numërojnë çdo ditë gramët që mund të kenë humbur. Por rënia në peshë nuk është edhe aq e lehtë, sigurisht që as dieteat e lodhshme apo ushtrimet e paslestrës.

Nëse nuk ju pëlqejnë asnjë prej të dyjave është koha të hidhni sytë nga ushqimi. Këto janë kombinimet ideale që tresin dhjamin dhe çhelmojnë trupin.

1.PERIME+VEZË

Vezët lehtësojnë përthithjen e karotenit (pigmentit që u jep ngjyrë perimeve). Kombinimi i tyre me perimet e shumëllojshme dhe të pasura me vlera ushqyese ju ndihmon të bini nga pesha. Këshillohet që veza të konsumohet e zier, kurse perimet mund t’i kaloni në zgarë, furrë ose t’i hani të  ziera.

 2.MISH PULE+SPEC DJEGËS

Mishi i pulës është i pasur me vitamina dhe proteina të shendetshme, kurse speci djegës djeg kaloritë e tepërta dhe ndihmon trupin tuaj të kthejë kaloritë në energji. Kombinimi i të dy këtyre përbërësve është shumë i mirë për një drekë të shëndetshme.

3.MISËR+BISHTAJORE

Studimet e fundit kanë provuar që një dietë e pasur me bimë bishtajore (thjerrëza, fasule, bathë, bizle) ju ndihmon të hiqni kilogramët e tepërt. Nga ana tjetër misri, përmban një kompleks karbohidratesh të shëndetshme që përmirësojnë sistemin tretës dhe atë imunitar duke ju ndihmuar të qëndroni në formë të mirë fizike.

4.ÇAJ JESHIL+LIMON

Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë të fuqishë, ku kryefjalën e kanë cathecins. Kur këto të fundit kombinohen me acidin citrik dhe vitaminën C të limonit tresin dhjamin e tepërt që nuk e doni fare.

5.SALMON+SHPARGUJ

Salmoni përmban acide yndyore Omega3, të cilat janë ydnyrat e shëndetshme për të cilat ka nevojë trupi i njeriut, ndërsa shpargujt kanë në përmbajtjen e tyre shumë proteina dhe fibra. Kombinimi i tyre nxjerr jashtë trupit lëngje të tepërta dhe ju mban të ngopur për një kohë të gjatë.

6.BAJAME+KOS

Vitamina A, D dhe E përthithen më lehtë nga trupi i njeriut nëse kombinohen me yndyrna. Bajamet përmbajnë kalcium, antioksidantë dhe vitaminë E, kurse kosi natyral është i pasur yndyrna të shëndetshme dhe vitaminë D. Njam njam niseni ditën me këtë kombinim. /Lajmi.net/