Koci: Argumentet i kemi të forta, e vërteta është në anën tonë

Arianit Koci, avokat i ish-komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në rastin ‘Kleçla’ e ka forcuar besimin e tij në gjyqësinë ndërkombëtare dhe vendore.

Lajme

24/05/2016 07:47

Ai ka thënë se pret që në të njëjtën frymë të jetë edhe vendimi në rastin ‘Drenica’, ku pret aktgjykim lirues për klientin e tij.

Në një intervistë për “Epokën e re”, avokati Koci është shprehur i bindur se e vërteta qëndron në anën e Lushtakut.

“Mbi të gjitha, e vërteta është në anën tonë. Prandaj, besoj se kolegji i shkallës së dytë do ta përmirësojë gabimin e trupit gjykues të shkallës së parë”, ka thënë Koci.