Klopp thur lëvdata për Pogban në prag të përballjes së madhe

Kjo fundjavë  do të na sjellë një prej përballjeve më interesante të Premierligës.

Sport

14/12/2018 16:38

Manchester United do të jenë nikoqirë të Liverpool, për xhiron e 17-të në futbollin anglez.

Para kësaj ndeshje, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka vlerësuar lart yllin e United, Pogba.

“Paul Pogba është një lojtar i kalibrit botëror, dhe është lojtar i Man Utd. Duhet të përgatitemi për të” ka thënë Klopp në konferencën për shtyp, para ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Pogba  ka pasur një prej edicioneve më të vështira deri më tani në karrierën e tij.

Fillimisht lojtari pati një zënkë me trajnerin Jose Mourinho, e cila për një kohë i kushtoi edhe me minutat në fushë. /Lajmi.net/