Kjo video bëri 69 vite për t’u realizuar, vetëm për të treguar një histori dashurie

Çdokush që e ka parë filmin “The Notebook” e di se disa histori dashurie zgjasin përgjithmonë. Dhe ne kemi një të tillë për ju.

Fun

09/07/2015 12:55

The Ludlow Thieves, një grup me bazë në Nju Jork, ka lëshuar një video me këngën e tyre “Almost” që ka bërë shumë njerëz të emocionohen.

Për të filluar, videoja bëri 69 vjet për t’u realizuar. Pse do të dëshironte dikush të merrte kaq shumë kohë për ta bërë një video të tillë? Përgjigja është shumë e thjeshtë.

Kjo video shfaqë historinë e dashurisë së gjyshërve të kitaristit Dan Teicher të këtij grupi. Videoja përmban pjesë të momenteve të ndryshme nga jeta e gjyshërve të tij përgjatë 69 viteve – duke u martuar, duke shkuar për të kërcyer, dhe duke u kujdesur për njëri-tjetrin në momente të vështira, transmeton Lajmi.net.

Momente të lumtura…
qesh
Puthje…
puth
Dhe kujdes për njëri-tjetrin…
dashuri
Sigurohuni të shikoni tërë videon: