Kjo maskë largon njollat, rrudhat dhe shenjat e akneve

Në rastin e problemeve me lëkurën, siç janë aknet, pjesa më e madhe e njerëzve menjëherë shkojnë për të blerë kremërat më të shtrenjtë për t’i trajtuar ato.

Lifestyle

21/06/2016 03:18

Megjithatë, përdorimi i tyre shpesh shkakton shenja dhe nxirje, duke mos dhënë rezultatin e pritshëm.

Nga ana tjetër, maskat natyrale janë gjithmonë alternativa më e mirë, pasi ato nuk shkaktojnë efekte negative dhe janë shumë të efektshme.

Kjo maskë natyrale do të heqë në mënyrë efektive të gjitha rrudhat, shenjat, aknet dhe njollat në fytyrë.

Aplikimi i rregullt i kësaj maske do ta bëjë fytyrën tuaj të duket më e freskët, e butë, dhe e lëmuar. Përbërësit e saj të thjeshtë bëjnë një kombinim efektiv, përdorimi i të cilëve mund të bëjë që fytyra t’ju djegë pak, si shpimi i gjilpërës, e cila nuk zgjat më shumë se 5 minuta.

Megjithatë, përbërësit janë krejtësisht natyralë, organike dhe sigurojnë efekte të dobishme për lëkurën tuaj.

Përbërësit:

1 lugë çaji mjaltë

½ lugë çaji pluhur kanelle

½ lugë çaji pluhur arrëmyshku

1 lugë çaji lëng të freskët limoni

Përgatitja:

Duhet të kombinoni të gjithë këto përbërës derisa të arrihet një masë e trashë. Në rast se keni lëkurë të ndjeshme, ose mund të përjashtoni lëngun e limonit, ose mund të shtoni më shumë mjaltë në përzierje.

Gjithashtu, kjo maskë nuk rekomandohet në rast se keni probleme me enët e gjakut në fytyrë, pasi mjalti zgjeron enët e gjakut. Në këto raste, mjalti mund të zëvendësohet me argjilë të gjelbër ose të bardhë, në të njëjtat përmasa.

Përdorimi:

Aplikojeni maskën në fytyrë, duke shmangur zonat rreth gojës dhe syve. Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të vakët.

Sapo fytyra të jetë tharë, aplikoni një krem hidratues për të mbajtur lëkurën të butë ashtu siç duhet. Mos harroni se ndjesia e shpimit në fytyrë është plotësisht normale dhe do të zhduket në pak minuta./dritare.net