Kjo ishte befasia e Tarës për Bleron (Foto)

Këngëtari Blero Muharremi njihet si një baba i përkushtuar ndaj fëmijës, këtë gjë e ka dëshmuar disa herë.

ShowBiz

29/05/2017 09:41

Edhe pse Tara jeton me nënën e saj Teutën, Blero shpeshherë e merrë atë dhe e dërgon në vende të ndryshme si për të drekuar, ashtu edhe për tu argëtuar, shkruan lajmi.net.

Por, edhe Tara duket një vajzë shumë e lidhur për babain, ajo së fundi ka befasuar Bleron me një vizatim që ka bërë.

Në njërën anë Tara kishte vizatuar veten, ndërsa në anën tjetër kishte vendos në një zemër atë dhe Bleron, duke ia shtuar mbishkrimin ‘Babi të dua shumë’.

Blero duke u ndierë i lumtur dhe krenar me veprimin e vajzës, mori atë dhe e publikoi në rrjete sociale, duke ia vënë disa ‘emoji’ sipër. /Lajmi.net/