Kjo foto ka prekur zemrat e miliona njerëzve

Kjo foto ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën.

Bota

30/05/2016 17:09

Në të shfaqet një foshnje emigrante e mbytur, në krahët e një shpëtuesi gjerman. Fotografia u shpërnda sot nga një organizatë humanitare, që ka për synim të bindë Europën që të garantojnë një rrugë shpëtimi për emigrantët. Foshnja, e cila siç duket nga pamjet nuk është më shumë se 1-vjeç, u nxor nga deti të premten pas përmbytjes së barkës prej druri me të cilën po lundronte drejt “tokës së premtuar”.

45 trupa mbërritën në portin italian të Reggio Calabria-s të dielën mbi një anije të marinës italiane, që nxori vetëm 135 të mbijetuar. Në një e-mail, shpëtuesi, që u identifikua me emrin Martin, tha se ai e kishte parë fëmijën mbi ujë “si një kukull, me krahë të hapura”.

“I kapa parakrahun foshnjës dhe e tërhoqa trupin e brishtë, duke e mbajtur në krahë sikur të ishte akoma gjallë. Ai shtrinte krahët me gishtat e vegjël në ajër, dielli i shndriste përsipër, miqësisht, por sytë ishin të palëvizshëm”.