Kjo është veçantia e njerëzve që skuqen

Fytyra e skuqur është shenjë e sigurt se do të jeni të dashur të mirë, tregon një hulumtim i ri. Edhe pse ata që skuqen në vete nuk ndjehen mirë, ekspertët sugjerojnë se ata njerëz janë zemërgjerë, të besueshëm dhe falënderues.

Fun

28/05/2017 16:02

Të tjerët i konsiderojnë si simpatikë dhe u besojnë më shumë, sepse turpi vlerësohet si shenjë e vlerave morale, transmeton Telegrafi.

Skuqja është më e shprehur te personat me lëkurë më të çelët, ndërsa zakonisht përfshin fytyrën, qafën, veshët dhe gjoksin.

Edhe pse zakonisht u përshkruhet femrave, as pjesëtarët e gjinisë së fortë nuk janë të kursyer nga skuqja.

“Turpi i moderuar konsiderohet si virtyt. Njerëzit të cilët skuqen janë më të dëshiruar në shoqërinë e tyre, sepse vlerësohen si të besueshëm”, kanë deklaruar autorët e studimit nga Kalifornia.

Veç kësaj, studimi tregon, se këta njerëz janë edhe partnerë më të mirë dhe janë më romantikë.