Kjo është tryeza ku nesër do të ulen dy qeveritë shqiptare (Foto)

Nesër paradite do të zhvillohet në Tiranë mbledhja e dytë mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Pallatin e Kongreseve ku do të mbahet kjo mbledhje, po i jepet dora e fundit përgatitjeve.

Lajme

22/03/2015 23:18

Është një tryezë mbi të cilën janë vendosur flamuj të BE-së, ndërsa në mes qëndron një shqiponjë 3 dimensionale. Është përcaktuar edhe një kënd i veçantë për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe një tjetër ku dy kryeministrat Rama e Mustafa do të dalin në konferencë për shtyp.

Mësohet se Rama ka zgjedhur si moto të kësaj mbledhje tre fjalë “Një Tokë. Një Popull. Një Ëndërr”.

Pritet që në këtë mbledhje të nënshkruhen 11 marrëveshje, protokolle e memorandume mes dy qeverive.

a