Kjo është Lëvizja që sot në Prishtinë i ngjiti afishet “Mos u dëshpëroni”! (Foto)

Pasi që Prishtina sot u mbulua me afishet “Mos u dëshpëroni”, shumëkush ka pyetur se kush qëndron pas kësaj thirrje.

Lajme

04/04/2015 23:49

Në orët e mbrëmjes, një Lëvizje me emrin Rinia e ka marrë përgjegjësinë për këto afishe.

Lexoni njoftimin e plotë për media:

Ne Lëvizja Rinia, jemi organizat joqeveritare me tri degë të Kosovës në Prishtinë, Prizren dhe Podujevë. Numrojmë mbi 700 aktivistë të shtrirë në territorin e Kosovës. Qëllimi jonë është aktivizimi I të rinjëve, socializimi i tyre dhe pjesmarrja në proceset vendimarrëse.

aa

Ne qëndrojmë mbrapa thirrjës “ MOS U DËSHPËRONI! “, arsyja pse ne kemi marr këtë iniciativë është të i’u kthejmë qytetarëve shpresën dhe të i’u tregojmë që pa marr parasysh gjendjes së rëndë në shtetin tonë, duhët të mos dëshprohemi dhe të luftojmë për një të ardhme më të mirë. Ne po ashtu me këtë thirrje dëshirojmë të u tregojmë të rinjve që ka vullnet dhe besim që ne mund të ndryshojmë vendin tonë.

aaa

Ne Lëvizja Rinia, jemi të përkushtuar për punë dhe angazhim, së bashku me secilin, nxënësit, studentët, organizatat dhe institucionet. Qëllimi i kësaj nisme është qëllim për angazhim qytetarë, asesi dhe në asnjë formë nuk ka ndonjë qëllim tjetër.

Të nderuar qytetarë, ne besojmë fuqishëm që së bashku me ju mund të bëjmë më të mirën për shtetin tonë të dashur Kosovën.

aaaa

a