Kjo është gjendja në rrugën ‘Rasim Pllana’ në Milefc të Prishtinës

Sado që drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit t të Kontratave e Komunës së Prishtinës po orvatet që të sanojë rrugët në Prishtinë, akoma problemi është shumë i madh më rrugë që duhet të riparohen.

Lajme

17/07/2018 15:36

Pos rrugëve, problemi është i madh edhe me kanalizimet. Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, Eman Rrahmani, po konsideron se organet komunale nuk kanë mbikëqyrje adekuate gjatë ndërtimit të infrastrukturës në Prishtinë, shkruan lajmi.net. Ai ka reaguar lidhur me vërshimin e ujërave të zeza në një rrugë në Milefc të Prishtinës.

“Kjo është gjendja në rrugën Rasim Pllana, në fshatin Milefc Komuna e Prishtinës, që ka dalje në Magjistralen Prishtinë-Podujevë afër shkollës fillore Andon z. Çajupi . Ky nuk është ujë nga shiu e as nga pastrimi i rrugës. Këto janë ujëra të zeza ku tash e dy jave është kjo gjendje pas dëmtimit nga kompania të gypit të kanalizimit. Kjo prishje jo që nuk është rregulluar por as nuk është njoftuar në KUR Prishtina. Në këtë rrugë punimet kanë filluar me shume se dy muaj dhe nuk janë përfunduar. Ashtu siç e kam theksuar problemi është të mbikëqyrja. Drejtoria e Investimeve Kapitale është përgjegjëse për këtë gjendje të kësaj rruge dhe të gjitha rrugët në Prishtinë”, ka shkruar asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në KK të Prishtinës, Eman Rrahamni.

Rrahmani mendon se kompanitë punë kryerëse nuk është duke i mbikëqyrë askush. “Punët të cilat janë duke u bërë e që nuk po përfundojnë, janë pune të cilat kam frikën se prapë vitin e ardhshëm do të duhet të intervenohet”, ka përfunduar ai, nga ku ka publikuar edhe disa fotografi. /Lajmi.net/