Kjo është arsyeja pse nuk lejohen marrëdhëniet seksuale gjatë ramazanit

Marrëdhënia seksuale gjatë ditëve në Ramazan nuk është i lejuar  për burrat dhe gratë të cilët janë të detyruar të agjërojnë gjatë ditës. Të bësh seks sipas islamit është një mëkat.

Lifestyle

15/05/2018 22:42

Përmbahuni nga marrëdhëniet martesore apo marrëdhëniet seksuale. Gjatë agjërimit të gjitha orekset e mishit duhet të i shmangni duke përfshirë kështu edhe mendimet e papastra të intimitetit.

Pas iftarit intimiteti seksual mund të rifillojë. Shfrytëzoni ditën për familjen dhe tregoni Nënës tuaj se ju e doni shumë atë. Ruaj një përqafim për motrën tënde!

Përsa i përket marrëdhënieve gjatë natës në Ramazan, kjo është e lejuar dhe nuk është e ndaluar, dhe koha kur ajo është e lejuar zgjat deri në fillimin e agimit. Kur agimi vjen, marrëdhënia seksuale ndalohet.

Është bërë e ligjshme për ju të keni marrëdhënie seksuale me gratë tuaja për gjithë natën nëse doni deri sa një fije agimi të vijë në mëngjes.

Ky ajet thekson qartë se është e lejueshme për të ngrënë, pirë dhe të kini marrëdhënie gjatë netëve të Ramazanit deri në agim. Pas marrëdhënieve seksuale duhet të bëni dush pasi është i detyrueshëm dhe pastaj të falni mengjesin