Kina transferon super futbollistin e PSG (FOTO)

Kina s’ka të ndalur dhe kërkon edhe një përforcim të madh nga Evropa.

Sport

04/01/2017 08:32

Javier Pastore mund të jetë ylli i radhës nga futbolli evropian që transferohet në Kinë.

Hebei Fortune i udhëhequr nga Manuel Pellegrini ka shprehur interesim për transferimin e tij, raportojnë mediat italiane.

Pastore kërkohet të bashkohet me ish bashkëlojtarin e tij nga Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi, përcjell “lajmi.net”.

Pastore ka filluar ta konsiderojë mundësinë e transferimit në Kinë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.