Kina kërkon dialog për uljen e tensioneve në Korenë Veriore

Kina u ka bërë thirrje sot të gjitha shteteve për përpjekje konstruktive në mënyrë që të ulen tensionet, pasi Koreja Veriore i ka cilësuar sanksionet e fundit si akt të luftës dhe të barazvlefshme me bllokadë totale të ekonomisë.

Bota

25/12/2017 12:30

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka votuar unanimisht për sanksione të reja kundër Koresë Veriore për shkak të testimit të fundit të raktës balistike ndërkontinentale, me synim të kufizimit të qasjes në sektorin e naftës së rafinuar dhe atë të parafinuar si dhe fitimet nga punëtorët që punojnë jashtë shtetit.

Koreja Veriore e ka kundërshtuar rezolutën duke e cilësuar si akt të luftës.

Duke folur në Pekin, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, ka thënë se rezoluta ka fuqizuar sanksionet mirëpo nuk është dizajnuar për të prekur përditshmërinë e njerëzve duke përfshirë shkëmbimet ekonomike dhe bashkëpunimin apo ndihmën humanitare.

Hua po ashtu ka kërkuar përpjekje për zgjidhje paqësore dhe që këtë gjë të bëjnë përpjekje të gjitha palët.

Aleatët e vjetër të Koresë Veriore, Kina dhe Rusia kanë mbështetur sanksionet e reja.

Më 29 nëntor, Koreja Veriore ka thënë se ka lansuar me sukes një raketë balistike ndërkontitentale (ICMB), e cila ka kapacitet të arrijë në tokën amerikane.

Diplomatët amerikanë e kanë bërë të qartë se ata po kërkojnë zgjidhje diplomatike, mirëpo i kanë propozuar sanksionet e reja për t’i bërë presion liderit verikorean, Kim Jong un.

Kina, e cila 90 për qind të tregtisë së saj e ka me Korenë Veriore ka bërë thirrje në vazhdimësi për qetësi dhe dialog.