Kim merr një vendim që do t’i habisë fansat e saj – Lajmi.net
Kim merr një vendim që do t’i habisë fansat e saj
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 20:09, 11 October 2017
Kim Kardashian ka thënë se e ka humbur dëshirën për vëmendje të publikut dhe fansave.

“Nuk dua të jem ashtu si isha. Sa e dëshpëruar isha që shkojna secilën natë në restorant, sikur doja vetëm të dukesha, sepse e dija se ka kamera gjithmonë aty, kështu që vrapoja të isha aty”, ka thënë ajo në njërën nga episodat e reality show të familjes së saj “Keepin Up With the Kardashians”.

Poashtu në këtë episod të së dielës, Kim poashtu pa një set fotografish me bikini që kishte realizuar në muajin prill në Meksikë.

Ajo dukej se nuk i pëlqente ato e madje komentoi se si kishte nxitur kritika nga njerëzit në rrjetet sociale.

“Unë po bëj të gjitha veprimet që të jem sa më diskrete dhe të ruajë jetën time private sa më shumë që mundem, por më pas bën disa fotografi, e nëse ato nuk janë perfekte, njerëzit të kryqëzojnë. Kjo është frustruese”, tha ajo derisa po bisedonte me mikeshat e saj.

Por ajo ka pohuar poashtu se “përcjellja deri në detaje” e çdo veprimi të saj nuk është arsyeja e vërtetë për ndryshimin e saj, që tani nuk e do vëmendjen e publikut.

Më parë në këtë episod, ajo tregoi se është shumë e shqetësuar, pas vjedhjes së vitit 2016 që i ndodhi në Paris.

Në këtë vjedhje, ajo u mbajt peng, ndërsa sulmuesit e saj vodhën unazën e saj të martesës nga burri Kanye West dhe bizhuteritë e tjera që arrinin në vlerën prej 9.5 milionë dollarësh.

Më vonë u bë e ditur se ata që e vodhën dhe e mbajtën peng përdorën mediat sociale për të planifikuar krimin.

Është veçanërisht e çuditshme që Kardashian të thotë se ajo tani s’e do vëmendjen e publikut.

Ajo fillimisht u bë e famshme duke u parë në publik me të famshëm  si Paris Hilton, dhe më pas u bë një megastar duke i lejuar kamerat e E! të zhironin jetën e saj dhe të familjes së saj në “Keeping Up With the Kardashians”.

Fjalët kyçe: Kim K

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Stealth Sniper
  • Play Supercar Showdown
  • Play Zombie Big Trouble